Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ndjek një proces rekrutimi transparent, meritokratik dhe të barabartë për të gjithë kandidatët. Ju inkurajojmë të aplikoni në konkurset e shpallura përmes platformës online, duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe duke bashkëngjitur dokumentet përkatëse sipas shpalljes së vendit të lirë të punës.